Alba










Alba
€160.00
- Description
Description
“Alba” është një përqafim i trashëgimisë shqiptare, i thurur në një fustan bashkëkohor për mamanë moderne. Ky fustan është një nderim i butë për trashëgiminë shqiptare — një përqafim i së shkuarës dhe i së ardhmes, i kthyer në një formë moderne, plot finesë. Pattern-i i frymëzuar nga lulekuqja dhe motivet e qilimave tradicionalë e bën këtë veshje ikonike për “Gansa Mama”.


Lindur në Shqipëri, veshur me Dashuri.
Frymë (Breathe)
Një koleksion që merr frymë me trupin tënd.
“Frymë” është përqafimi i natyrës, i butësisë dhe i forcës së një nëne. Krijuar me lino të pastër, pambuk 100% dhe copat më të mira për lëkurën e ndjeshme të shtatzënisë, çdo veshje është një ftesë për të ndjerë lehtësi, rehati dhe elegancë.
Koleksioni mbart në vetvete edhe një pjesë zemre: copat tona autentike, të dizajnuara posaçërisht nga Gansa Mama, me pattern-e unike të lulekuqes dhe luledeles – simbolet tona të forcës dhe ndjeshmërisë.
Kjo është “Frymë”. Një frymë që vishet. Një ndjesi që mbetet.