Noa








Noa
€135.00
- Description
Description
“Noa” është fustani që flet me ngjyrat e shpirtit. Një përqafim i butë i pastelëve të mëngjesit dhe mbrëmjes, që rrjedh mbi trupin me elegancën e një mame në pritje. Dizajni i tij off-shoulder dhe harku i pasmë i japin një ndjesi bohemiane, por shumë të pastër — si vetë ndjesia e të pasurit jetë brenda teje.


Lindur në Shqipëri, veshur me Dashuri.
Frymë (Breathe)
Një koleksion që merr frymë me trupin tënd.
“Frymë” është përqafimi i natyrës, i butësisë dhe i forcës së një nëne. Krijuar me lino të pastër, pambuk 100% dhe copat më të mira për lëkurën e ndjeshme të shtatzënisë, çdo veshje është një ftesë për të ndjerë lehtësi, rehati dhe elegancë.
Koleksioni mbart në vetvete edhe një pjesë zemre: copat tona autentike, të dizajnuara posaçërisht nga Gansa Mama, me pattern-e unike të lulekuqes dhe luledeles – simbolet tona të forcës dhe ndjeshmërisë.
Kjo është “Frymë”. Një frymë që vishet. Një ndjesi që mbetet.