Vesa Elegant Set
- Home
- Shop
- Gansa Mama, Sets
- Vesa Elegant Set






Vesa Elegant Set
€149.00
- Description
Description
Seti “Vesa” është një përqafim i butësisë dhe trashëgimisë shqiptare. Me motive delikate lulekuqe të frymëzuara nga qilimat tradicionalë dhe natyra shqiptare, ky komplet i dy pjesëve është realizuar në copë të cilësisë së lartë, që të përqafojë butësisht barkun e një nëne në pritje. I rehatshëm, i lehtë dhe me detaje të menduara me dashuri – “Vesa ” është më shumë se një veshje, është një ndjesi.


Lindur në Shqipëri, veshur me Dashuri.
Frymë (Breathe)
Një koleksion që merr frymë me trupin tënd.
“Frymë” është përqafimi i natyrës, i butësisë dhe i forcës së një nëne. Krijuar me lino të pastër, pambuk 100% dhe copat më të mira për lëkurën e ndjeshme të shtatzënisë, çdo veshje është një ftesë për të ndjerë lehtësi, rehati dhe elegancë.
Koleksioni mbart në vetvete edhe një pjesë zemre: copat tona autentike, të dizajnuara posaçërisht nga Gansa Mama, me pattern-e unike të lulekuqes dhe luledeles – simbolet tona të forcës dhe ndjeshmërisë.
Kjo është “Frymë”. Një frymë që vishet. Një ndjesi që mbetet.