Era






Era
€118.00
- Description
Description
Minimalist dhe i rafinuar, “Era” është një fustan klasik i zi prej pambuku 100% me cilësi të lartë, që lejon lëkurën të marrë frymë dhe trupin të lëvizë lirshëm. Dizajni i tij i pastër dhe prerja elegante e bëjnë të përsosur për çdo moment të shtatzënisë – nga ditët e zakonshme deri tek ato të veçanta. Fustan që të bën të ndihesh vetëbesuese, pa pasur nevojë të thuash asgjë.


Lindur në Shqipëri, veshur me Dashuri.
Frymë (Breathe)
Një koleksion që merr frymë me trupin tënd.
“Frymë” është përqafimi i natyrës, i butësisë dhe i forcës së një nëne. Krijuar me lino të pastër, pambuk 100% dhe copat më të mira për lëkurën e ndjeshme të shtatzënisë, çdo veshje është një ftesë për të ndjerë lehtësi, rehati dhe elegancë.
Koleksioni mbart në vetvete edhe një pjesë zemre: copat tona autentike, të dizajnuara posaçërisht nga Gansa Mama, me pattern-e unike të lulekuqes dhe luledeles – simbolet tona të forcës dhe ndjeshmërisë.
Kjo është “Frymë”. Një frymë që vishet. Një ndjesi që mbetet.