Lunëa
- Home
- Shop
- Gansa Mama, Dresses
- Lunëa








Lunëa
€125.00
- Description
Description
“Lunëa” është fustani i dritës së butë dhe i ndjeshmërisë natyrore. Frymëzuar nga lulja më e brishtë dhe më e dashur – luledelja, ai është një simbol i pastërtisë dhe qetësisë që një nënë mbart. Me mëngë të lehta që lëkunden si petale dhe një dekolte klasike, “Lunëa” është krijuar për të përqafuar trupin me butësi dhe hijeshi.


Lindur në Shqipëri, veshur me Dashuri.
Frymë (Breathe)
Një koleksion që merr frymë me trupin tënd.
“Frymë” është përqafimi i natyrës, i butësisë dhe i forcës së një nëne. Krijuar me lino të pastër, pambuk 100% dhe copat më të mira për lëkurën e ndjeshme të shtatzënisë, çdo veshje është një ftesë për të ndjerë lehtësi, rehati dhe elegancë.
Koleksioni mbart në vetvete edhe një pjesë zemre: copat tona autentike, të dizajnuara posaçërisht nga Gansa Mama, me pattern-e unike të lulekuqes dhe luledeles – simbolet tona të forcës dhe ndjeshmërisë.
Kjo është “Frymë”. Një frymë që vishet. Një ndjesi që mbetet.